Makinat emocionuese që do të vijnë gjatë vitit 2019

liridona 0

Ka me qindra, madje mijëra makina të reja që do të vijnë, duke filluar nga përditësimet e modeleve ekzistuese deri tek linjat e reja të produkteve. Do të ishte e pamundur të përfshihen të gjitha, prandaj nuk do të synojmë diçka të tillë.

Këto janë makinat më të rëndësishme të cilat jemi entuziastë ti shohim 12 muajt e ardhshëm.

Aston Martin DBX

SUV-i i parë i Aston Martin do të marrë emrin ‘Varekai’, i cili ka kuptimin ‘gjithkund’. Makina do të jetë e disponueshme me motorin Mercedes-AMG V8 ose Aston Martin V12, të dy me shpejtësi të lartë dhe zhurmë.

Aston Martin RapidE

Ofron eksperiencë drejtimi më të qetë, dhe është një nga modelet më interesante që do të lëshohen në 2019-ën. Aston Martin do të ndërtojë vetëm 155 modele të RapidE, të gjitha sportive të elektrifikuara plotësisht. Makina arrin shpejtësinë 96 km/h për më pak se 4 sekonda, dhe ka shpejtësi maksimale 250 km/h.

Audi A3

A3-shi aktual është shtatë vjeç tani, dhe është një model i vlerësuar mjaft në të gjitha format e tij: hatchback, estate, convertible, ‘sportback’, dhe RS. Prandaj zevendësimi i tij ka gropa të mëdha për të mbushur në segmente të ndryshme, edhe pse jo në të njëjtën kohë. Blerësit mund të presin versionet me benzinë, mild hibrid dhe plug-in hibrid, ndërsa pritet që të mos ketë version me naftë.

Audi E-Tron

Duke parë linjën e modeleve të orientuara drejt stilit SUV vitet e fundit, është e habitshme se si Audi-t i është dashur kaq shumë të elektrifikojë një nga to. E-Tron është një crossover me bateri elektrike që vendoset midis modeleve Q5 dhe Q7. Makina arrin shpejtësinë 100 km/h për 6 sekonda, dhe ka shpejtësi maksimale 200 km/h. Powertrain-i elektrik me sistem drejtimi me të gjitha gomat aktive prodhon 402 kuaj fuqi. Ka një rang prej 400 km me karikim elektrik, rang i cili është më i ulët se modeli më i lirë Hyundai Kona EV.

Audi Q4

Audi Q4 e 2019-ës do të jetë një crossover i ditëve të punës që bazohet në platformën MQB të VW Group. Makina do të vijë me një rang motorësh që prodhojnë nga 100 deri në 400 kuaj fuqi.

BMW iX3

iX3 ngjan me pothuajse çdo crossover BMW, dhe si i tillë duket si çdo SUV tjetër elektrik që po lançohet këtë vit. Pamja vizuale ngjan plotësisht me BMW X3, por nën të fshihet një rang prej 402 km me një karikim elektrik. Për rreth 6 sekonda iX3 arrin shpejtësinë 100 km/h. Krahasuar me ofertat e Audi dhe Mercedes, iX3 duket se është mundur nga Hyundai Kona EV dhe BMW i-Pace.

BMW Serie 1

Modeli më i vogël i BMW do të dalë në shitje në fund të 2019-ës, megjithatë kemi parë disa foto spiune të makinës. Ngjan me modelin A-Class. Kjo e fundit, së bashku me Audi A3 reprezantojnë dy nga rivalët më të mëdhenj në sektorin e hatchback-ut. Deri tani dimë se do të vijë në versionin me benzinë.

BMW Serie 3

BMW Serie 3 nuk ka nevojë për prezantim. Tani në gjeneratën e shatë të Serie-3 ka marrë shumë kritika për dizajnin e mërzitshëm, edhe pse ka qenë pjesë e pamjes së saj gjithmonë.

BMW Serie 8 Convertible

Si me çdo BMW tjetër, nuk kemi dyshim se ky Beemer i madh do të jetë një pjesë e mrekullueshme inxhinierike. Do të dalë në shitje në Prill dhe do të vijë në versionet me naftë dhe me benzinë.

BMW Z4

Pritet që Z4 të bëhet një sukses i paparë shitjesh. Megjithatë Toyota Supra,e cila u zhvillua njëkohësisht me Beemer, do të jetë një propozim më emocionues për blerësit.

Citroen C5 Aircross

C5 Aircross do të dalë në shitje tani në 2019-ën, me çmime që fillojnë nga 29,559$. Nuk është makina më interesante për nga ana mekanike,por të termat e paraqitjes mendojmë se është mjaft tërheqëse.

Honda Urban EV

Është më pak impresionuese se shumë modele ekzistuese me bateri elektrike. Me çmime që fillojnë nga 38,559$, është një nga më të kushtueshmet.

Land Rover Defender

Land Rover Defender është një nga më makinat që njihen në çast. Gjenerata e re premton të shmangë trupin e modës së vjetër 4×4. Momentalisht po ndërtohet në Sllovaki, dhe pritet të mbërrijë në një pikë të 2019-ës.

Mazda 3

Është një rival më i lirë i Ford Focus dhe Volkswagen Golf. Me një rang motorësh, do të kënaqë blerësit pa i drithëruar ato. Prisni të paguani 25,703$ për Mazda 3, me tarifa shtesë për nivele të ndryshme pajisjes.

Mercedes EQC

EQC është një SUV elektrik që do të rivalizojë Jaguar I-Pace dhe Tesla Model X, si dhe shumë modele të tjera europiane.

Peugeot 508 SW

Është e këndshme për ta shikuar, dhe e këndshme për ta drejtuar këtë makinë. Rivalizon saloon-et nga markat BMW dhe Audi.

Range Rover Evoque

Është një model mjaft i rëndësishëm i markës Land Rover. Pritet që të vijë në versionin hibrid. Ky është një hap drejt drejtimit të duhur për një markë e cila ka qenë e ngadaltë në adoptimin teknologjisë EV.

Scoda Vision X

Kjo makinë do të jetë SUV i nivelit fillestar në rangun e markës çeke.

Toyota Supra

Kjo është një nga makinat e performancës për vitin 2019. Ndërtuar si degë ndërmjet Toyota dhe BMW, Supra është krahasuar me modelin Z4, edhe pse të dy prodhuesit kanë qenë të prirur për të nxjerrë në pah dallimet.

Do të kushtojë rreth 64,259$. Ky çmim e vendos në një pozicion tregu pak të çuditshëm. Do të shihni shumë pak prej tyre në rrugë, edhe pse nuk e dimë se sa njerëz mund të zgjedhin një Toyota në vend të një Porsche.

Volkswagen Golf

Volkswagen do të lëshojë gjeneratën e tetë të Golf këtë vit. Hatchback-u ka udhëhequr shitjet në gjithë Europën që kur ka mbërritur në vitet 70. Presim që gjenerata e fundit të ketë të njëjtin popullaritet.  Çmimet do të fillojnë ndërmjet 23,133$ dhe 51,407$ për një version të pajisur mirë të Golf R. Rivalët kryesorë janë Ford Focus dhe Vauxhall Astra, të cilët janë të dy shumë, shumë të mirë.