Makinat me naftë me probleme! BMW tregon se cilat janë ato!

liridona 0

Kompania gjermane e automobilave,BMW ka zgjeruar listen e makinave me naftë që do të tërheqë nga tregu për shkak të një defekti teknik që shkakton zjarr.

Bëhet për rreth 1.6 milion automjete në të gjithë botën,nga të cilat së fundmi MNW njoftoi se 268 mijë ndodhen në Mbretëinë e Bashkuar dhe duhet të tërhiqen nga tregu.

Sipas kompanisë,bëhet fjale për 12 modele që përdorin motora me 4 dhe 6 cilindra të prodhuara midis viteve 2011 dhe 2017.

Këto modele kanë defekt në sistemin ftohës,duke shkaktuar rrjedhje të lëngjeve që mund të çojnë në zjarr.

Ndërkohë në muajin Gusht,BMW njoftoi për 480 mijë modele në Europë dhe Azi që duhet të tërhiqen nga tregu për të njëjtën çështje.

Tashmë BMW po kupton se edhe modelet e reja të automjeteveqë prodhojnë,mund të përballen me të njejtin problem teknik.

Automjetet me naftë që preken nga kjo gjë janë: Serie 1,Serie 2, Serie 3, Serie 4,Serie 5 Serie 6, Serie 7 dhe modelet X1,X3,X4,X5,X6, te gjitha të prodhuara nga viti 2011 deri ne vitin 2017.