Makinat që befasuan gjatë këtij viti, me performancë shumë më të mirë se ç’pritej

ardita 0

Gjatë këtij viti, ka pasur shumë makina të mira, performanca e të cilave kalonte nivelet e pritshmërisë.

Para se të testohet një makinë, shikohen specifikat dhe krahasohet përvoja me makinat e ngjashme nga i njëjti prodhues, derisa performanca që japë në fund, për njohësit e makinave nuk është befasi.

Mirëpo, këtë vit ekspertët i kanë vlerësuar lartë tri makina, specifikat e së cilave nuk dukeshin se ofron shumë, por performanca që dhanë ishte mbresëlënëse.

Si finaliste, CarBuzz i ka vlerësuar BMW Alpina B7 dhe Toyota Corolla Hybrid, ndërsa fituese Chevrolet Blazer.

BMW Alpina B7

Modeli Alpina B7 është versioni më special i 7 Series, që është krijuar për herë të parë nga Alpina. Kjo makinë me 4.4 litra V8 që prodhon 600 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra  e arrin për 3.5 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë.

Shpejtësia që e arrin dhe rehatia në ngasje, e bëjnë këtë makinë shumë më të lehtë dhe praktike në përdorim, s sa makinat nga linja M. Me çmim prej 128 mijë euro, BMW Alpina B7 është një investim shumë i mirë, që mundëson një performancë shumë të dëshirueshme.

Toyota Corolla Hybrid

Lehtë mund të shpjegohet, pse kjo Toyota është një prej finalistëve të këtij viti sa i përket performancës. Kjo makinë e ka nivelin e njëjtë të shpenzimit të benzinës si një Prius, derisa ofron shpejtësinë e Corolla.

Megjithëse Prius është një makinë shumë ekonomike dhe në shoqëri me ambientin, ngasja saj nuk është aq atraktive. As dizajnin nuk e ka aq të dëshirueshëm, nuk arrin shpejtësi, derisa mund të rrotullohet në kthesa.

Megjithëse e ka të njëjtën platformë, si dhe shpenzon 52 mpg apo milje për galon, është makinë mjaft e mirë dhe shumë e këndshme në vozitje. Dizajni i Corolla është shumë më i mirë dhe ka rehati më të madhe, derisa kushton 20 mijë euro, që është më i lirë se Prius.

Chevrolet Blazer

Kur u prezantua Chevrolet Blazer, ka rënë në sy platforma e ndërtimit që përbëhet nga dy pjesë, i ngjashëm me Ford Bronco, derisa çmimi prej 45 mijë euro, dukej shumë i lartë. Andaj, mund të thuhet se pse kjo makinë që nuk i bën njerëzit të kthejnë kokën pas saj, të jetë në krye të këtij klasifikimi.

Pjesa e brendshme e Chevrolet Blazer është shumë komode, me hapësirë prej një metri në pjesën e pasme për të zgjatur këmbët, që është më e madhe se te Lexus LS 500. Ka teknologji të lartë si rezolucioni i lart i sistemit të kamerës së perspektivës së zogut, pasqyrë digjitale për kontrollimin e pjesës së pasme dhe vet parkim.

Derisa çmimi është i lartë, performanca e lart dhe lehtësira që i ofron shoferit, kanë bërë që të befasojnë për të mirë.