Makinat që fituan “Makina e Vitit” në 2019

ardita 0

Çdo vit, kompani të ndryshme mediatike zgjedhin atë që mendojnë se është “makina e vitit”.

Këto çmime jepen nga revista si Motor Trend, Business Insider, etj, dhe bazohen në detaje të ndryshme.

Kjo do të thotë që jo të gjitha makinat kanë qenë marka luksi, pasi elementet në të cilat janë bazuar kanë qenë të ndryshme.

Këto janë gjashtë makinat që e kanë marrë këtë çmim gjatë vitit 2019.


Mazda 3 është makina më e mirë e vitit 2019 për femra. Modeli tërheq një gamë të madhe njerëzish duke ofruar teknologji dhe shërbime për të gjithë.


Jaguar I-PACE është e gjitha elektrike dhe ka fituar tre çmime, Makina e Vitit 2019, Makina më e Mirë Ekologjike e 2019, dhe Dizenjoja më e Mirë për 2019.


Lamborghini Urus ishte makina e vitit për Robb Report, pasi ka sjellë risi për makinat SUV dhe ka ruajtur fuqinë e Lamborghinit tradicional.


RAM 1500 ishte mkina e vitit për Business Insider, pasi ka dizenjo sfiduese dhe parametra të fuqishme me çmim 31 mijë dollarë.


Toyota GR Supra u zgjodh nga Esquire si makina më e mriz e vitit, për shkak se ka 335 kuaj fuqi, manovrohet lehtë dhe pamje plot stil me një çmim prej 50 mijë dollarësh.


Chevrolet Corvette është makina e vitit për Detroit Free Press dhe Motor Trend për shkak se kjo makinë ka një motor që vendos mbi gjysmën e peshës në rrotat e pasme, dhe bën që makina të kapë 100 km në orë në 3 sekonda.