Makinë me vetëdrejtim të Waymo-s përfshihet në aksident(video)

Mariglen 0

Waymo është një kompani me sherbime taxi por jo shumë e njohur në Shqipëri.  Ndryshimi nga kompanitë e tjera është se makinat e saj nuk kanë shofer, domethënë, janë të vetëdrejtuara, ose më saktë të drejtuara nga një kompjuter. Ndoshta ju duket pak sa fantashkencë, por Waymo ka 2 vite që po operon në rrugët publike të Arizones, USA.

Gjithçka deri tani është në rregull; teknologji e lartë, makina që vetëdrejtohen, njerëzit që nuk lodhen, e shumë lehtësira me rradhë…por a janë aq perfekte sesa duken. Waymo thotë po, por së fundmi u përfshi në një aksident. Më datë 4 Maj një furgon i Waymo’s u përfshi në një aksident në Chandler të Arizones.  Sipas policisë furgoni i Waymo-s po lëvizte me shpejtësi të ulët dhe ishte nën drejtim manual. Një makinë tjetër që po lëvizte në kahun e kundërt devijoi dhe e goditi.

Ngaqë është rritur ndjeshëm kritika ndaj makinave të vetëdrejtuara, Waymo bëri publike një video që tregon si ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu theksoi që gjatë atyre momenteve furgoni nuk ishte në autopilot. Një nga shoferët testues të saj kishte plotësisht drejtimin e tij dhe siç shikohet nga video, Waymo nuk ka implikim të drejtpërdrejtë në aksident.

This post is also available in: English