Maritimo Sport Yacht X60 – i vogël por jo në të gjitha aspektet.

Mariglen 0

Prezantimi i jahtit Maritimo Sport Yacht X60 u bë në panairin e jahteve në Austratili që ndryshe njihet si “Sanctuary Cove International Boat Show” në fund të muajt Maj.

Modeli X60 ka motorr dyfish Scania me 925 kuajfuqi dhe shpejtësi maksimale 34 nyje ose ndryshe 63 km/h. Gjithashtu ekziston opsioni për motor dyfish  Volvo Pentas me 1.000 kuaj fuqi.

Kompania e prodhimit jep mundësin e modifikimit të disa aspekteve të jahtit.

Jahti ofron kushte që mund ti gjeni dhe në një hotel 5 yesh. Dhomë gjumi me krevat të madh dhe e areduar në menyrë moderne. Kurse në kuzhinë jahti ofron pamje të mahnitshme ngaqë shumica e paneleve anësore dhe tavanit janë prej xhami. Sigursisht nuk mungojnë dhe paisjet elektroshtepiake dhe ato teknologjike. Të gjithë këto e bejnë një jaht super luksoz dhe të përshtatshem për pushime relaksi dhe të rehatshme.

This post is also available in: English