Marka Bugatti po merret me ndërtimin e një makine speciale

armir 0

Në vitin 1909, themeluesi i kompanisë Bugatti, Ettore Bugatti, prezantoi makinën e tij të parë të quajtur ”Type 10”.
 Ajo ishte një makinë e shpejtë dhe e lehtë.  Në vitin 2019 Bugatti prezantoi një model të ri të limituar. Makina e re është një Bugatti Chiron Sport ‘110 ans Bugatti’. Kjo model special do të ndërtohet në nder të 110 vjetorit të krijimit të kompanisë.

Modeli i ri do të pësojë disa ndryshime të vogla në anën e jashtme si edhe disa pjesë do të zëvendësohen me pjesë të bëra me fibra karboni. Makina do të jetë e lyer në ngjyrën blu si edhe në pjesën e poshtme të bishtit të makinës do të jetë lyer trikolori francez. Gjithashtu edhe frenat do të jenë të lyera në ngjyrën blu. Gjithashtu trikolorin francez do të mund ta gjeni edhe tek pjesa e jashtme e pasqyrave dhe tek sediljet e makinës.

Kompania Bugatti nuk ka bërë ndryshime tek motorri duke bërë që makina të ketë po të njëjtën shpejtësi që ka një Bugatti Chiron Sport. Bugatti ka deklaruar se do të nxjerrë në treg vetëm 20 makina të tilla.