Marka e njohur Volkswagen nuk merr pjesë në Paris “Motor Show” 2018

ardita 0

Volkswagen Group, i cili është grupi më i madh automobilistik i Evropës, po redukton prezantimet e markave në panairet tradicionale të makinave.

Një përfaqësues i kompanisë ka bërë të ditur që marka Volkswagen nuk do të jetë pjesë e panairit të makinave të këtij viti që do të mbahet në Paris. Që nga shpërthimi i skandalit të emëtimit në vitin 2015, kompania ka reduktuar prezantimet e markave nëpër panairet tradicionale të makinave, duke perfshirë panairin në Detroit dhe atë në Frankfurt.

Megjithatë Volkswagen gjatë kësaj periudhe do të mbajë disa prezantime më të vogla individuale, në mënyrë që të promovojë modelet e veta të reja. Edhe Ford, Nissan dhe Infiniti kanë thënë se nuk do të jenë në panairin e Parisit. 

Praninë e vet në Paris nuk e ka paralajmëruar as FIAT Chrysler Automobiles (FCA), ndërsa do të paraqiten markat e tjera të njohura  sikurse janë Citroën, Hyundai, Jaguar, Kia, Land Rover, Lexus, Mercedes-Benz, Peugeot, Renault, Smart, Suzuki dhe Toyota.

Selia e VW në Wolfsburg, Gjermani tha se vendimi për të mos marrë pjesë në panairin e këtij viti , nuk do të thotë se marka VW do të qëndrojë larg nga panairi i ardhshëm që do të zhvillohet në vitin 2020 në Paris.

This post is also available in: English