Markat Kineze të makinave barazojnë markat Evropiane në cilësi.

liridona 0

Prodhuesit kinezë të veturave kanë prezantuar modelet e tyre më të fundit në shfaqjen e madhe të Gjenevës dhe ajo që bie më shumë në sy është se veturat kineze tani duken të një cilësie të njëjtë me ato evropiane, por vijnë me një çmim shumë më të ulët.

Roland Gumpert i Aiways thotë se: “Ndryshimet të cilave u janë nënshtruar automjetet kineze janë shumë të rëndësishme. Në të shkuarën kishte gjithnjë probleme me cilësinë e prodhimeve kineze. Por, gjërat janë përmirësuar shumë. Sot nuk ka më asnjë dallim në cilësi dhe kur flasim për çmimet ato janë shumë më të ulëta”.

Sipas Gumpert, Kina po investon jo pak në sektor me fabrika prodhimi automobilësh që kanë një kapacitet deri në 300 mijë makina në vit. Dhe tregjet evropiane nuk përjashtohen nga objektivat.