Marquez hedh një hap të sigurtë drejt titullit kampion

Admin 0

Piloti i Honda-s Marc Marquez ka arritur të fitojë çmimin e madh të Aragon Grand Prix  duke mundur rivalin e tij të drejtpërdrejt Andrea Dovizioso. Gara nisi me Marquez në vendin e parë, Dovizioso në të dytin dhe me 2 pilotët e Suzukit Rins dhe Iannone të cilët luftonin për vendin e tretë. Gara u bë interesante pasi Dovizioso kaloi Marquez dhe ky u fundit po përpiqej të rimerrte vendin e parë. Ky duel i dha mundësi pilotëve të Suzukit të afroheshin me Iannone i cili disa herë për pak mund ta kalonte Marquez.

Vetëm 3 xhiro para fundit të garës Marquez duke pasur edhe presionin e Iannones nga mbrapa ja arriti të kalonte rivalin e tij për titull kampion Andrea Dovizioso-n duke e përfunduar garën në vendin e parë. Kjo fitore e ka shtuar diferencën e pikëve ndëmjet Marquez dhe Dovizioso duke bërë që Marquez të jetë shumë pranë fitimit të titullit kampion. Gjithashtu piloti i Suzuki Andrea Iannone doli në vendin e tretë duke i dhënë Suzuki-t podiumin e pestë në këtë sezon.

This post is also available in: English