Maserati Levante, nje mrekulli që do donit ta kishit!

liridona 0

Fuoristrada e parë e prodhuar nga Maserati vjen me disa përmirësime. Kjo fuoristradë doli në shitje para dy vitesh, por është modifikuar që të ketë mundësi të hyjë garë kundrejt rivalëve të saj si Porsche Cayenne ose Range Rover Sport. Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe.

 

Baza e makinës është e njëjta por janë modifikuar parakolpi dhe prapakolpi dhe motorri.

Si për Maserati Levante dhe për atë Levante GTS motorri është modifikuar duke i dhënë më shumë fuqi dhe shpejtësi makinës.

 

Një nga problemet e Maserati Levante është se klientët mendojnë që kjo makinë është shumë e lirë dhe mund të ketë diçka që nuk shkon. Ky është një problem i madh për firmën e cila po mundohet të hyjë fuqishëm në tregun e fuoristradave, por që po has disa problem.