Mazda bën evoluimin më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, motorrat e benzinës do të ndotin më pak ambientin se ato elektrike.

ardita 0

Mazda është një nga kompanitë që beson shumë në potencialin e motorrave me djegie të brendshme dhe me konkretisht atyre të benzinës. Madje synon që me anë të teknologjisë Skyactiv-3 të krijojë një motorr benzine i cili do ndotë ambientin më pak sesa një motorr elektrik.

Mënyra se si do bëhet kjo, është përmirësimi i eficences termodinamike . Domethënë  rritja e përqindjes se përmbajties energjike të lëndës djegëse që kthehet në energji. Kështu deklaroj Mitsuo Hitomi në kongresin teknologjik, që është drejtuesi i zhvillimit të motorrave të firmës Japoneze.

Sipas Hitomi-t dhe me teknologjinë e materialeve ekzisuese, eficenca termodinamike e motorrave mund të arrijë deri në 56%. Kjo do të thotë një rrittje prej 27% dhe kështu kap nivelet e atyre që përdoren në F1. Nëqoftëse  kjo arrihet, emërtimet CO2 do të bien me 25% dhe sipas mazda-s, nëqoftëse në ekuacion shtojmë mënyrën e prodhimit të teknologjisë elektrike dhe koston e prodhimit të motorrave elektrike, atëhere disa versione të zhvilluar me djegie të brendshme do të jenë me eficente sesa ato elektrike.

Gjithsesi  Hitomi nuk dha ndonjë kohështrirje të caktuar për prezantimin e gjeneratës Skyactiv-3 të motorrave të kompanisë së tij. Ai shtoi që ky zhvillim teknologjik do t’u japë motorrave të vjetër një mundësi për të qëndruar në skenë më gjatë. Sidomos nëqoftëse do ulet kostoja e karburantit, për shkak të zhvillimit të metodave sintetike për prodhimin e tij.

Lini një Përgjigje