Mazda MX-5 Miata feston 30-vjetorin e saj me një edicion shumë special

ardita 0

Mazda MX-5 Miata ka festuar 30-vjetorin e saj me një edicion mjaft të veçantë i cili u zbulua në të njëjtin panair ku Miata origjinale u paraqit në vitin 1989.

Edicioni i veçantë quhet Mazda MX-5 Miata 30th Anniversary dhe do të ketë një prodhim të kufizuar në rreth 3 mijë njësi, 5 qind prej të cilave tashmë janë rezervuar për tregun e SHBA-së.

MX-5 30th Anniversary Edition është në dispozicion në version Roadster dhe RF, me motor 2.0-litër me kapacitet prej 181 kuajfuqi (vetëm në Japoni do të ofrohet me motor 1.5-litër). Kushton rreth 34,995 dollarë.