Mbaron së ndërtuari Superjahti luksoz 111 metra i gjatë

armir 0

Kantieri gjerman Lurssen ka përfunduar së ndërtuari superjahtin e parë për vitin 2018 të njohur me emrin Project TIS. Jahtit do të mobilohet dhe pastaj do të kryejë teste të tjera në det përpara se t’i dorëzohet pronarit.

Pamja e jashtme dhe e brendshme është dizenjuar nga Andrew Winch Design. Project TIS do të ketë dy vende për uljen dhe parkimin e helikopterëve, një pishinë prej 12 metrash, disa spa si edhe shkallë sit ë një pallati mbretëror.

Gjithashtu në garazhin e saj mund të parkohen 2 varka prej 13 metrash , 2 prej 10 metrash si edhe një nëndetëse e vogël. Jahti ka shumë hapësirë dhe mund të akomodojë 22 persona në 11 dhomat e tij.

This post is also available in: English