Mbërrin në Europe SUV-i Ford Edge i përditësuar

Pas debutimit publik të SUV-it në panairin e makinave në Gjenevë, Ford po lançon modelin Edge të përditësuar në Europë.
Kompania pohon se ky Ford Edge i përditësuar është SUV-i më i avancuar teknologjikisht i saj, duke ofruar një gamë të gjerë të sistemeve të asistencës së shoferit dhe një linjë të përditësuar që përfshin nivelet Titanium, ST-Line dhe Vignale.
Modeli më i fundit SUV i Ford-it ka një motor biturbo 2.0 litërsh, me katër cilindra dhe prodhon 234 kuajfuqi.
Përditësimet e reja të Ford Edge kanë të bëjnë me kontrollin aktiv të lëvizjes (Active Cruise Control) me funksionin e ri ‘Stop & Go’. Kontrolli aktiv i lëvizjes gjithashtu e mban makinën në qendër të korsisë së saj.
Edhe sistemi i ri i asistimit ‘Evasive Steering’ është i projektuar për të vepruar si në kushtet e ngarjes në qytet dhe autostradë.Disa nga sistemet e sigurise te Ford Edge jane: Adaptive Front Lighting System, Blind Spot Information System, Glare-Free High Beam, Intelligent Speed Limiter, Lane Keeping Alert, Pre-Collision Assist with Pedestrian Detection and Traffic Sign Recognition.