Mbështjellësja e cila e fik flakën brenda makinës në vetëm 20 sekonda

armir 0

Kjo mbështjellëse është krijuar posaçërisht për të shuar zjarrin e makinave.
Mbështjellësja e quajtur ‘Bridgehill’ mbron makinat dhe ndalon zjarrin që të avancojë apo shpërndahet më shumë duke e bllokuar rrjedhjen e oksigjenit që zjarri mos të ‘’ushqehet’’ më dhe gjithashtu duke e shuar atë vetëm për 20 sekonda.

Mbëshjellëset prej rrobe janë modifikuar me një lloj materiali i cili mund të durojë më shumë se 1000 gradë celsius nxehtësi dhe bllokon 96% të nxehtësisë që çlirohet nga zjarri.

Është mjaft praktike për zjarrfikësit dhe e thjeshtë për tu mbajtur por edhe për tu hapur apo palosur. Ata thjesht e rrotullojnë duke e hapur, e vendosin sipër zjarrit dhe pastaj mbas 20 minutash e heqin në mënyrë që të sigurohen që zjarri është fikur plotësisht.

Pra, detyra e kësaj mbëshjellëse është të ndalojë një zjarr në mënyrën më të shpejtë dhe të mos përhapet.