McLaren krijon versionin e modelit elektrik P1 për fëmijë

armir 0

Ky model i krijuar nga marka McLaren, McLaren P1 Electric Car është projektuar dhe krijuar për fëmijët që janë nën moshën 6 vjeçare. Kjo mini makinë vjen e pajisur me një MP3 nga brënda që luan apo ka muzikë vetëm për fëmijët e vegjël si përshembull “Hickory Dickory Dock”.

Kjo makinë mund të vërdalliset rreth lagjes me një shpejtësi të “rrezikshme” prej  5 km/orë. Dyert i hapen nga sipër, ashtu si në versionin e të mëdhenjëve apo origjinalin, por është i pari McLaren P1 i hapur.

Çmimi i kësaj mini makine për fëmijë të vegjël është 350 dollarë në krahasim me atë origjinalin i cili kushton 1.15 milion dollarë.

This post is also available in: English