McLaren po planifikon të prodhojë makina elektrike por jo përpara vitit 2025

Admin 0

McLaren ka konfirmuar se është duke planifikuar ndërtimin e makinave elektrike. Mike Flewitt drejtuesi i kompanisë McLaren ka konfirmuar se komapnia britanike është duke planifikuar ndërtimin e makinave hibride dhe elektrike.

“Rruga e vetme që ne t’i përgjigjemi standarteve të lëshimit të gazrave si edhe performances është që të prodhojmë makina hibride”- tha Mike Flewitt. Gjithashtu ai u shpreh se nuk do të ketë ndonjë makinë elektrike McLaren deri para vitit 2025.

“Për momentin ne nuk mendojmë se bateria e makinave elektrike do të gati deri para vitit 2025 të plotësojë ato kërkesa që ne kemi në lidhje me performancën e makinës. Ne duam që makina McLaren elektrike të jetë e shpejtë se është një makinë sportive dhe gjithashtu duam që bateria të mos kërkojë shumë kohë të karikohet dhe të përshkojë një distance jo të vogël”- tha ai.

Gjthashtu Mike Flawitt e përjashtoi mundësinë që komapnia McLaren të hyjë në tregun fuoristradave. Ai shtoi se McLaren nuk është një kompani që bën fuuristrada, por edhe nëse do të dëshironte kjo gjë do të kërkonte një investim të madh nga ana e kompanisë dhe fitimi nuk do të ishte i madh.

This post is also available in: English