McLaren Speedtail pasuesja e makinës së famshme McLaren F1

Admin 0

McLaren është duke ndërtuar një nga makinat më të shpejtë në botë. Ajo është McLaren Speedtail e cila njihet si pasuesja e makinës ikonë McLaren F1. Kjo makinë mund të arrijë një shpejtësi deri në 402 km/h e aftë që të rivalizojë makina si Bugatti Chiron. Porn ë ndryshim nga Bugatti i cili e arrin shpejtësinë në ndihmën e një motorri të fuqishëm , McLaren Speedtail arrin në shpejtësi të mëdha me anë të aerodinamikës së makinës.

Në pamje të parë McLaren Speedtail të duket si një Volkswagen XL1 në steroide, por kjo makinë është dizenjuar kështunë mënyrë që të ketë një aerodinamikë më të mirë. Kjo makinë arrin një shpejtësi prej 299 km/h në vetëm 12.8 sekonda rreth 2.7 sekonda më shpejt se një McLaren P1. Kompania akoma nuk e ka bërë të ditur se çfarë motorri përdor kjo makinë. Gomat Pirelli P-Zero  të krijuara posaçërisht për këtë supermakinë bëjnë të mundur që McLaren Speddtail të qendrojë në rrugë pavarësisht shpejtësisë.

Kompania McLaren do të prodhojë vetëm 106 makina të tilla dhe të gjitha janë të prenotuara. Të gjithë ata që kanë prenotuar një makinë të tillë do të kenë mundësi ta marrin atë në fillim të vitit 2020.

This post is also available in: English