Me këtë helmetë motorri smart do e ndjeni veten më të sigurtë kur të udhëtoni

armir 0

‘Quin’ është një helmetë motorrash smart e cila i mundëson shoferëve sigurinë e teknologjisë së fundit.
Kjo helmetë lidhet me telefonin tuaj me anë të bluetooth-it dhe në të përfshihen lidhje të tilla si: Sinjalizim vendodhjeje, thirrje telefonate, luajtje muzike dhe opsioni Siri ose Google Assistants.

Kur sinjalizohet ndonjë përplasje, helmeta menjëherë në mënyrë automatike kontakton personelin e emergjencës dhe i dërgon vendodhjen e incidentit ndërsa në raste shqetësimesh apo rreziku, sistemi i instaluar SOS lejon shoferët e motorrave të kërkojnë ndihmë ndërsa janë në lëvizje.

Mund ta gjeni në Kickstarter me një çmim prej 350$.

This post is also available in: English