Me këtë makineri tani mund ta pastroni borën në oborrin tuaj që nga kolltuku

armir 0

Atr Orbiter është një pastrues bore i komandueshëm me telekomandë dhe është krijuar nga kompania Italiane e robotëve, Atr Robotics.

Roboti elektrik është i pajisur me rrota që përballojnë të gjithë llojet e terreneve duke i dhënë kështu mundësi të manovrojë në borë, baltë apo dhe rërë.

Është i fuqizuar nga 4 bateri AGM të rikarikueshme gjithashtu i pajisur me një pastrues 106 centimetër të gjatë.
Telekomanda mund ta kontrollojë deri në një largësi prej 100 metrash këtë robot.

Përveçse pastron borën, kjo makineri e vogël mund të bëjë edhe gjëra të tjera si përshembull të mbajë rërë thjesht duke i ndërruar pjesën e parme.