Me këtë sistem të ri rrugësh mund të karikoni makinat tuaja elektrike ndërsa jeni në lëvizje

armir 0

Kjo rrugë që shihni mund të karikojë makinën tuaj ndërsa e ngisni. Rruga e parë në botë e elektrifikuar sapo është ndërtuar dhe hapur për automjetet në Suedi. Kjo rrugë ka një shinë të elektrizuar të vendosur në të e cila mund të karikojë bateritë e makinave elektrike dhe gjithashtu të kamionave ndërsa lëvizin në të.

Shikoni sesi funksionon.
Kur një makinë kalon në këtë rrugë të elektrifikuar një levë ulet poshtë makinës në rrugë duke e karikuar makinën ndërsa ecën. Kjo rrugë ka 2 kilometra shinë të elektrifikuar të vendosur në rrugën publike afër Stokholmit. Zyrtarët planifikojnë ta zgjerojnë atë në të ardhmen pëgjatë Suedisë.