Më në fund, Nissan konfirmon se koncepti GT-R50 do të hyjë në prodhim

ardita 0

Koncepti GT R-50 i paraqitur më parë në Goodwood Festival of Speed, tashmë është konfirmuar se do të hyjë në prodhim.

GT-R50 është krijuar për të festuar 50 vjetorin e GT-R dhe të Italdesign, është një edicion i limituar, gjithësej do të prodhohen vetëm 50 njësi. Nissan që tani ka filluar të pranojë porosi nga klientët, në lidhje me pamjen e makinës dhe me pjesën e brendshme të saj, kompania ka bërë të ditur se gjithçka mund të ndryshohet.

Jo çuditërisht, Nissan RT-G50 do të ketë çmim fillestar prej 990 mijë eurove, ndërsa kërkesat për të pritet të jenë të mëdha.

 

 

 

This post is also available in: English