Më në fund vjen konfirmimi: Bugatti nuk do të ndërtojë asnjë fuoristradë

ardita 0

Shumë pak kompani makinash i kanë rezistuar tundimit për të mos ndërtuar asnjë model fuoristrade. McLaren ishte ajo që disa kohë më parë deklaroi se nuk do të prodhonte asnjë model fuoristrade dhe tani edhe Bugatti ka deklaruar diçka të tillë.

Deklarata është bërë në një artikull të bërë nga presidenti i Bugatti Stephan Winkelmann i cili është publikuar në faqen zyrtare të Bugatti. Artikulli flet për arritjet e Bugatti gjatë vitit që kaloi si edhe planet e kompanisë për këtë vit i cili përkon me 110 vjetorin e themelimit të kompanisë. Në fund të këtij artikulli Stephan Winkelmann ka konfirmuar se Bugatti nuk do të ndërtojë asnjë model fuoristrade.

Mirëpo ai nuk foli rreth ndërtimit   të makinave me 4 dyer në të ardhmen. Stephan Winkelmann gjithashtu pohoi se kompania po planifikon ndërtimin e një modeli tjetër supermakine për t’ju bashkëngjitur modelit Chiron. Edhe pse kanë qarkulluar foto të makinave prove të Bugatti me 4 dyer deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga kompania rreth ndërtimit të një makine të tillë.

 

This post is also available in: English