Më shumë rang dhe fuqi për 2020 Tesla Model S dhe Model X

liridona 0

Makinat elektrike Tesla Model S dhe Tesla Model X vijnë këtë javë me një përditësim të madh dhe të dukshëm në performancë dhe rang.

Model S e re Long Range mund të përshkojë 56 km më tepër se versioni paraardhës për një total prej 595 km. Rangu i Model X Long Range është shtuar 48 km me një total prej 523 km me një karikim.

Versioni Performance i Model S ka rritur rangun nga 507 në 555 km. Ndërsa Model X Performance nga 465, tani mund të përshkojë 490 km.

Tesla ja krediton fitimin në rang dizajnit të motorit më efiçent, dukshëm nga fakti që makinat kanë të njëjtën bateri 100-kWh të paraardhëseve të tyre.

Ndryshimi më i dukshëm është motori me magnet të përhershëm në pjesën e përparme. Model 3 mbështetet në të njëjtin motor gjithashtu.

Në pjesën e pasme, Model S dhe Model X përdorin përsëri një motor me induksion. Kompania Tesla gjithashtu pohon se kohët për 0-96 km/h janë më të shpejta për modelet me rang standard dhe të gjatë.

Makinës Model S i duhen vetëm 4 sekonda, ndërsa versioni Long Range do të arrijë shpejtësinë për 3.7 sekonda. Modeli bazë Model S arrin shpejtësinë 96 km/h për 4.6 sekonda, ndërsa versioni Long Range për 4.4 sekonda.

E gjithë linja e Model S dhe Model X tani përdorin super-karikuesit 200-kW V3 për karikim më të shpejtë.

Makinat tani kanë një amortizim automatik i cili do të rregullohet në bazë të kushteve të rrugës apo stilit të drejtimit.