Më shumë se 200 makina morën pjesë në ‘Ditën e Lamborghinit’ në Japoni

Në një qytet të Japonisë u organiza ‘Dita e Lamborghinit’, ku morën pjesë më shumë se 200 makina Lamborghini.
Të pranishëm ishin edhe CEO i Lamborghinit, Stefano Domenicali dhe ambasadori i Italisë në Japoni, Giorgio Starace. Për ta bërë këtë ditë edhe më të mahnitshme, Lamborghini ftoi më shumë se 200 pronarë për të bërë një paradë nëpër qytet.
Supermakinat e prodhuesit italian që u shfaqën në këtë paradë përfshinin modelet Miura, Countach, LM 002, Diablo, Murcielago, Gallardo dhe linjën e tanishme të përbërë nga Huracan, Aventador dhe Urus.
Pas paradës së mrekullueshme, Lamborghini organizoi edhe një ankand bamirësie për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive të ndryshme natyrore që goditën Japoninë këtë vit.
Akoma nuk janë publikuar fotot zyrtare të paradës që u zhvillua, deri më tani janë vetëm imazhet e shkrepura prej kalimtarëve.
This post is also available in: English