Meksiko City ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të luftuar ndotjen në qytet

armir 0

Lulishtet vertikale të quajtura ‘Via Verde’ tani rriten në autostrada apo kolonat e urave në Meksiko.
Më shumë se 1000 kollona urash në qytetin e Meksikos janë përdorur për të rritur bimë duke ndihmuar kështu në luftën ndaj ndotjes. Kjo do të thotë që e konvertuar në numra, më shumë se 60,000 metra katrorë rigjeneron dioksid karboni në autostradat e Meksikos.

Ky projekt ‘Via Verde’ është investuar dhe investohet nga disa investorë të sektorëve privatë duke pasur si qellim të përmirsohet kualiteti ajrit, të ulet ndotja akustike, të zbukurohen autostradat dhe të ulet stresi.

Bimët që rriten nëpër kollona e marin ujin nga shiu dhe rriten me tekstile 100% të riciklueshme në vend të dheut.
Në Meksiko City banojnë rreth 22 milion njerëz dhe kualiteti i ajrit është më i pisti dhe më i dëmshmi në gjithë Amerikën Latine gjithashtu është në top 15 e vëndeve më të ndotura në botë nga ajri.

Ky projekt duket që po ecën shumë mirë dhe është në  rrugën e duhur.