Mënyra e pilotimit të Airton Senna tek Robocar?(video)

Mariglen 0

Robocar është një makinë autonome, një makinë garash me inteligjencë artificiale që mund të ecë në shpejtësi të mëdha, por shpejtësia me të cilën ajo i merr vendimet është e jashtëzakonshme. Ekziston një mundësi që Robocar të programohet në mënyrë të tillë që të kopjojë stilin e drejtimit nga disa legjenda të garave si F1.

“Ne mund të programojmë makinën që të ecë si Nicki Lauda në pistë”-tha drejtori i Roborace Bryn Balcombe. “Ne mund të ndërtojmë një platformë të tillë, por programimi i makinës nuk është prone e jona por e programuesve që  bënë programin. Ka prodhues makinash që kanë programe për zhvillimin e pilotit kështu që nuk është çudi të kenë dhe ndonjë program në rast se piloti është kompjuteri. Diçka e tillë mund të programohet”- shtoi ai.

Ekziston dhe një ide tjetër për makinat që marrin pjesë në garën 24 orëshe të LeMans-it. “Makinat mund të kenë vetëm një pilot dhe jo dy. Njëri është njeri dhe tjetri është sistemi i vet-pilotimit. Piloti që është njeri mund të garojë për sa kohë ai ka mundësi dhe më pas hyn në punë sistemi i vet-pilotimit i cili e vazhdon garën duke kopjuar stilin e pilotimit të shoferit njeri që po garonte më pare”- tha Daniel Simons dizenjuesi i Robocar.

Shikoni me poshtë sesi drejton “shoferi kompjuter”. 

This post is also available in: English