Mercedes-AMG A45 shfaqet sërisht duke u testuar, fillon numërimi mbrapsht për prezantimin e tij

ardita 0

Vitin e kaluar Mercedes-AMG prezantoi modelin A35  e cila ishte e bazuar në A-Classin e ri, ndërsa tani po presim për zbulimin e pasardhësit A45.

Modeli A45 është kapur duke bërë disa teste të minutës së fundit në përgatitje për debutimin e tij. Madje është i veshur me të njëjtën shtresë kamuflazhi që pamë edhe për Krishtlindje. Shtresa e hollë e kamuflazhit nuk mundi t’i fshehë hapësirat e mëdha për ajrosje që pritet të shfrytëzohen për të freskuar motorët e fuqishëm.

Nën kofano ndodhet motori turbocharged 2.0 litërsh që pritet të prodhojë rreth 382 kuaj fuqi në një A45 standard ndërsa 416 kuaj fuqi në A45 S. 

Për fat të keq modeli A45 do të mbetet ‘frut’ i ndaluar në SHBA. Ende nuk dihet se kur do të prezantohet zyrtarisht por ka shumë mundësi që të debutojë në panairin e makinave që zhvillohet në muajin mars në Gjenevë.

This post is also available in: English