Mercedes-AMG nuk ka në plan të ndërtojë një “Project Two”

Admin 0

Para disa ditësh Mercedes njoftoi se supermakina e njohur ndryshe si Project One do të njihet me emrin One pasi të dale në shitje. Mirëpo duke parë emrin të gjithë menduam se do të ketë një version tjetër Two ose Three në të ardhmen, por kjo nuk duket se do të ndodhë. Sipas disa burimeve brenda komapnisë Mercedes ajo nuk ka në plan të ndërtojë një version tjetër të kësaj makine. Edhe pse Mercedes akoma nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare rreth kësaj çështje, deri tani modeli One është një model i një kategorie të veçantë.

Për ata që ende nuk kanë informacion,  Mercedes-AMG Project One është një makinë me fuqi motorrike që arrin deri në 1000 kuajfuqi. Kjo është një makinë hibride ku ndërthuren motorrët elektrikë me një motorr V6 1.6 litërsh turbo nga ato që përdoren tek Formula 1. Edhe pse kjo makinë do të jetë shumë e shpejtë ajo është bërë që të mund të eci edhe në rrugë jo vetëm në pistë.

This post is also available in: English