Mercedes-AMG planifikon të elektrifikojë të gjithë modelet e prodhuara pas vitit 2021

liridona 0

Elektrifikimi është emri i lojës në Affalterbach, pasi shefi i Mercedes-AMG ka deklaruar se çdo model i planifikuar për tu prodhuar pas vitit 2021 do të elektrifikohet në një mënyrë apo një tjetër.

Divizioni Daimler që ka nën përgjegjësi makinat e shpejta ka disa modele hibride në linjën e tij deri tani. Këtu përfshihen makinat “53” me gjashtë cilindra dhe hipermakina One me motor nga F1.

Ka edhe shumë të tjerë për të ardhur pasi GLS që sapo ka debutuar me specifikimin “580” ka motorët AMG twin-turbo 4.0-litër V8 dhe motorin elektrik 48-volt, që krijojnë sistemin mild-hibrid që do të shohim shpesh në vitet në vazhdim.

Nuk ka më kthim mbrapa tek motorët konvencionalë. Moers thotë se në fillim të vitit 2021, të gjitha makinat që do të lançojnë do të jenë të elektrifikuara.

Shefi i AMG përsëriti dhe një herë planet e kompanisë për të vënë motorin hibrid të 2017 Mercedes-AMG GT Concept që shihni në foto, një një makinë prodhimit. Ka shumë mundësi të ndodhë në vitet në vazhdim, për të sjellë një output prej 805 kuaj fuqi.

Është e ditur tashmë që AMG gradualisht po heq dorë nga motori V12. por të jeni të sigurt që inxhinierët po bëjnë një punë të mirë për të zëvendësuar me një tjetër motor të fuqishëm.

Sipas Moers, një hibrid me motor V8 së bashku me një motor elektrik të instaluar në pjesën e përparme mund të shpërbejnë për themelimin e makinave “65” të ardhshme.

Ekziston të paktën një makinë AMG që do të vijë së shpejti e cila nuk do të elektrifikohet. Bëhet fjalë për A45 e cila do të përdorë motorin 2.0-litër turbo me benzinë me 420 kuaj fuqi.

Kjo do të ndiqet nga makina të tjera “45” të bazuara në A-Class Sedan, CLA, GLA, madje ndoshta edhe GLB 45.