Mercedes-AMG synon të parandalojë rishitjen e supermakinës ‘Project One’

ardita 0

Shpeshherë prodhuesit e makinave kanë rregulla të rrepta që i pengojnë blerësit që të shesin makinat për të fituar më shumë para. Për fat të mire edhe Mercedes-AMG nuk do të lejoje që blerësit të shesin supermakinën ‘Project One’.

Dërgesat e supermakinës për klientët do të fillojnë në fillim të vitit 2019, gjithësej do të prodhohen 275 modele të tilla dhe secila prej tyre kushton 2.8 milionë dollarë. Mercedes-AMG ka konfirmuar që blerësit e  ‘Project One’ u do të duhet të firmosin një marrëveshje për të mos e shitur makinën brenda një periudhe të caktuar kohore ose do të përballen me pasojat.

Kjo është ajo që ndodhi me John Cena i cili e shiti makinën e tij FORD GT përpara se të mbaronte afati 2 vjeçar që kishte me kompaninë për mosshitjen e mjetit. Më pas Ford ngriti padi kundër Cenës dhe këto kohët e fundit u arrit një zgjidhje midis dy palëve.

‘Project One’ ka motor 1.6 litërsh V6 Turbo me kapacitet prej 1000 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri ne 200 kilometra e arrin për 6 sekonda.

This post is also available in: English