Mercedes-AMG thyen rekordin e shpejtësisë për SUV në Nürburgring (Video)

Mercedes-AMG GLC 63S vendos rekord për SUV-in më të shpejtë në pistën e Nürburgring.
Prodhuesi gjerman kreu një rreth të plote prej 20.8 kilometrash për 7 minuta e 49 sekonda, duke e thyer keshtu për 2 sekonda rekordin e Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglios. GLC 63S ka një motor 4.0 litërsh dhe prodhon 503 kuaj fuqi, dy më pak se Stelvio Q.
Por për sa kohë do të qëndrojë rekordi i GLC? Kush e di? Ndoshta Porsche mund të përpiqet përsëri me Cayenne Turbo – Stelvio e mundi paraardhësin e tij për tetë sekonda.
Shikoni më poshtë videon kur GLC ka thyer rekordin në pistën e Nürburgring:
This post is also available in: English