Mercedes-AMG zbulon foto të modelit A35, përpara debutimit të saj në Paris

ardita 0

Mercedes-AMG ka publikuar fotografitë e para promovuese të modelit të tij të ri, A35. 

A35 do t’u japë blerësve një shije të inxhinierisë së vërtetë AMG, si dhe një çmim shumë të arsyeshëm në një veturë që tashmë vlerësohet shumë.

Modeli i ri duhet të arrijë në fillim të Vitit të Ri dhe do të jetë nje rival i vërtetë në aspektin e çmimeve dhe performancës ndaj BMW M140i dhe Volkswagen Golf R.

Ky Mercedes i mahnitshëm para disa muajsh është parë duke u testuar në Nurburgring i maskuar, por tani kompania ka filluar të zbulojë disa imazhe të saj. Nga ajo që është parë gjatë testimit të makinës duket se ndryshimet vizuale midis A35 dhe A45 do të jenë të vogla.

Prezantimi i Mercedes A35 AMG do të bëhet muajin tjetër në panairin e makinave në Paris.

This post is also available in: English