Mercedes-AMG zbulon modelin e saj më të ri, SUV G63 të 2018

ardita 0

Disa javë pas prezantimit të Mercedes-Benz G-Class në Panairin e makinave në Detroit, kompania vendosi të prezantojë modelin më të ri  AMG e cila u quajt përsëri Mercedes-AMG G63. Kjo është makinë ka një motorr V8, me 5.5 litra dhe prodhon 585 kuaj fuqi.

Sipas Mercedes, motorri i ri i siguron G63 energjinë e mjaftueshme për të shpërthyer nga 0- 100 km/orë në 4.4 sekonda,  makina e fundit G63 që kemi testuar ka përshkuar të njëjtat kilomentra në vetëm 4.8 sekonda. Shpejtësia maksimale mendohet të jetë 220 km/orë.

Gomat 22 inç i japin asaj një pamje shumë të bukur, legjendare. Brenda  Mercedes-AMG G63, të gjithë pasagjerët mund të gëzohen sepse kanë shumë hapësirë. Sediljet janë të përbëra me lëkurën Nappa e cila është shumë cilësore dhe shumë komode. Amg G63 nuk të ofron vetëm luks por ofron edhe siguri gjatë drejtimit të mjetit në rrugët jashtë qytetit, me anë të disa programeve të posaçme që ajo ka.

Lini një Përgjigje