Mercedes-Benz bën një investim marramendës për prodhimin e një makinë elektrike në Francë

ardita 0

Daimler do të investoje 500 milionë euro për prodhimin e një makinë elektrike Mercedes-Benz në një fabrikë që ndodhet në Hambach, Francë. Makina e re do të jetë pjesë e markës së re elektrike EQ të Mercedes, e cila do të ndërtohet me versionin e baterisë së marrë nga Smart forTwo.

Kompania nuk ka thënë se kur do të fillojë prodhimi i modelit, i cili do të jetë automjeti i parë i Mercedes që do të ndërtohet në Francë. Akoma nuk është bërë e ditur nëse automjetet do të eksportohen në SHBA.

Në shtator të vitit të kaluar, Mercedes paraqiti konceptin EQA, që ishte një makinë elektrike e cila kishte aftësinë për t’u rimbushur (karikuar) pa qënë nevoja që të vihej në prizë. Deri në vitin 2022 Daimler ka në plan që të lançoje më shumë se 10 automjete elektrike nga markat Mercedes dhe Smart. Duke filluar nga viti 2020, Smart do të ofrojë makinat elektrike.

Mercedes gjithashtu po planifikon që të ndërtoje makina EQ kompakte në Rastatt, ku aktualisht po prodhon modelet A Class dhe GLA. Daimler gjithashtu ka bërë të ditur se ka plane që modelet luksoze nga EQ t’i ndërtoje në fabrikën e tij në Sindelfingen, Gjermani, ku ndërtohet makina sedan S Class.
 

This post is also available in: English