Mercedes Benz A-class i ri se shpejti ne Shqipëri

ardita 0

Mercedes Benz-i sapo ka zbuluar që  për herë të parë se Benz-i kompakt A-Class-i i ri,  i cili është i ngarkuar me teknologji së shpejti do të mbërrijë në Shqipëri.

Mercedes-Benz-i  dëshiron që makina e tyre e re të mos jetë të mos jetë vetëm e shtenjtë.  Kreu i Mercedes Dieter Zetsche e quajti atë: “si makina kompakte më e mirë”. A-Class-i i ri ofron një dekorim të brendshëm me elemente të marra nga S-Class-i, dhe madje ofron veçoritë aktive të sigurisë së makinës, ka edhe një më tepër sesa S-Class-i.
Makina përfshin një kabinë dixhitale me ekran të gjerë, si panelet e mëdha të ekranit në modelet me të mira të Mercedens-Benzi-it. Dy ekrane prej 18cm janë të disponueshme ose mund të përmirësohen në dy ekrane prej 27cm. Ekranet krijojnë një dekorim të brendshëm elegant e të thjeshtë me një numer minimal të butonave. Tavani panoramik i makinës ndihmon për të shtuar më tej hapësirën e brendshme.

A-Class debuton asistentin e ri virtual MBUX. Mund të përdoret për të përshtatur plotësisht përvojën e përdoruesit dhe mund të mësojë të përshtatet me një përdorues të caktuar. Aktivizohet me nje komande të njohur “Hey Mercedes”.  Sistemi MBUX përdor kontrolle zanore për të trajtuar komandat normale telefonike dhe audio, por gjithashtu  vepron si asistent virtual i Amazon-it dhe i Google-it.
Për shembull: “Hey Mercedes, kam ftohtë” dhe më pas do të rregullojë temperaturën e për t’ju ngrohur.

Zetsche vuri në dukje një tipar të ri aktiv të sigurisë i cili do ti mbajë sensorët e verbër deri në tre minuta pas fikjes së makinës. Kjo ndihmon për të mbrojtur çiklistët që të mos goditen nga dera kur shoferi del nga makina.

Nga jashta, makina A-class ka një dizajn të thjeshtë, por elegant.

Kur makina A-class të mbërrije në Shqipëri do të ketë zgjedhje vetëm të një motorri dhe të një transmisioni, me një  4Matic e disponueshme me të gjitha gomat. Është modeli A 250, me një motor prej 2.0L me katër cilindra që prodhon 221kuaj fuqi  dhe 258 lb-ft torque. A- class-i i ri ka një kambio automatike me shtatë marshe  sistemi i katër gomave aktive ka shpërndarje të ndryshueshme të torque për të ofruar trajtim dhe tërheqje të përmirësuar.

Paraqitjet e fundit të markës tregtare tregojnë se Mercedes po shqyrton një skemë të re emërtimi.
Aplikacionet e reja të markës tregtare janë për emrat A 40, CLA 40, SLC 40, SLC 50, CLS 50 dhe GLE 50. Aplikacionet e tilla janë paraqitur në Kanada këtë muaj.

Tradicionalisht, numrat me dy shifra janë rezervuar për makinat AMG, por mëqenëse tashmë  ekzistojne modelet e AMG-se 43 dhe 45, nuk ka gjasa që  marka të vendosë numra më të vegjël.

Kjo do të thotë që sistemi i ri po duket si një zëvendësim për sistemin tre-shifror të Mercedes-it të tanishëm. Makina aktuale CLA 250 mund të zëvendësohet- vetëm nga emri ose me një përmirësim motorri- me një makinë CLA 40.

Benz-i gjithashtu paraqiti nje marke tregtare në Turbo 48. Eshtë e paqartë se çfarë mund të jetë kjo. Ai pershtatet me linjën e Mercedes-AMG 43 dhe 45, por gjithashu lidhet me sistemin micro-hibrid 48 volt që po zhvillohet nga marka.

Lini një Përgjigje