Mercedes-Benz debuton furgonin elektrik EQV.

liridona 0

Mercedes-Benz është një prej prodhuesve lider të furgonëve komercialë sidomos në rangun e lartë dhe për të mbrojtur këtë status kompania prezantoi ditën e Marte në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë një koncept elektrik.

Koncepti EQV mund të udhëtojë deri në 500 kilometra me një karikim të vetëm të baterisë prej 100kWh e vendosur në dyshemenë e makinës.

Makina fuqizohet nga një motor elektrik në aksin e përpara me 200 kuaj fuqi. Fugoni vjen me sistemin e infotainment MBUX me funksione specifike për makinat elektrike dhe informacion rreth baterisë së ngelur.

Luksi gjithashtu nuk i mungon me elementë në dizajnin e brendshëm dhe të jashtë e dallojnë si një makinë të markës Mercedes-Benz.

Makina hyn në kategorinë EQ të modeleve elektrike. Versioni final i EQV Debuton në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt në Shtator.