Mercedes-Benz E400 Cabriolet – Panairi Ndërkombëtar i Makinave të 2018 në Kanada

Admin 0

Duke ditur dashurinë e Shqiptarëve për Benz-at, do e fillojmë prezantimin e makinave që kemi parë në Panairin Nderkombëtar të Makinave 2018 në Kanada, me Mercedes-Benz E400 4matic Kabriole.

Ajo që bie direkt në sy tek kjo makinë është forma kabriole dhe pamja dinamike që ajo ka. Pjesa e përparme karakterizohet nga emblema e zmadhuar e Mercedez-Benz që ngjan si pjesë aeroplani dhe që tashmë është shenjë e besueshmërisë, dinamizmit dhe rehatisë që ofron marka Gjermane.

Disa nga veçoritë që ka Mercedes-Benz E400 4matic Cabriolet, janë:

  • Motorr 3.0L V6 Biturbo
  • Kuti shpejtësie automatike me 9 marrsha
  • Sistem Eco Start/Stop
  • 4×4 4MATIC dhe sistem amortizimi me ajër
  • A.B.A. (Ndalim automatik)
  • Attention Assist
  • Frena sportive
  • Sistem i avancuar për eliminimin e zhurmës gjatë kohës që është e hapur dhe me shpejtësi të  lartë.

Nëqoftëse gjatë ngasies së makines, doni që t’ju rrahë në fytyrë ajri dhe me një ngritje të kokës të shikoni qiellin, atëherë kjo gjë do t’ju kushtojë e pakta 80300$.

*Makinat janë fotografuar eksluzivisht nga automjet.al

 

 

 

 

Lini një Përgjigje