Mercedes-Benz E63 S Wagon përforcohet me G-Power

armir 0

G-Power ka një reputacion të mirë për ti bërë makinat akoma më të shpjeta seç janë. Në të shkuarën, ka treguar punën e saj magjike në performancë me makinat si BMW M3 ose BMW X5. Por tani e ka kthyer vëmendjen në një tjetër prodhues gjerman makinash, në modelin Mercedes AMG E63 S ose që ndryshe quhet “Ujku nën lëkurën e deles”.

Ky model ka një fuqi prej 800 kuajsh fuqi. Shpejtësinë fillestare deri në 100 km/orë e kap për 3.1 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 340 km/orë.

Çmimi i një Mercedesi AMG E63 S normal fillon me 106,950 dollarë ndërsa duke i shtuar dhe 23,000 dollarë përmirësime, blerësit duhet ti bëjnë llogaritë që kjo makinë arrin çmimin afërsisht 130,000 dollarë. Europianët mund ta porosisin këtë përmirësuesin G-Power duke filluar që sot ndërsa blerësit Amerikanë, fatkeqësisht, nuk do munden ta porosisin dot.

This post is also available in: English