Mercedes-Benz gati të prezantojë makinën më të re

Admin 0

Këtë vit në mbledhjen e makinave dhe markave klasike në Pebble Beach në Kaliforni Mercedes-Benz do prezantojë Mercedes-Maybach 6 Cabriolet. Një makinë me një dizajn të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative që përkufizon makinën luksoze të së ardhmes.

Mercedes-Maybach 6 Cabriolet është dizenjuar të jetë një makinë elektrike. Bateria ka një fuqi prej 550 kW. Kjo e lejon makinën të ketë karakteristika sportive si një shpejtësi maksimale prej 250 km/h dhe një start nga 0-100 km/h në vetëm 4 sekonda. Gjithashtu me këtë bateri të karikuar Merced mund të përshkojë deri në 500km. Bateria mund të karikohet shumë shpejt. Në vetëm 5 min karikim bateria ka mjaftueshëm energji që makina të përshkojë edhe 100 km të tjera.

Kjo makinë e mrekullueshme do të prezantohet për herë të parë tek Monterey Car Week në gjirin e Montereit në Kaliforni në eventin që do të mbahet ndërmjet dates 15 dhe 20 gusht. Në datë 20 gusht kjo makinë do të prezantohet në Pebble Beach Concours d’Elegence.

This post is also available in: English