Mercedes-Benz GLC 2020 vjen me motor dhe teknologji të re.

liridona 0

Mercedes-Benz ka zgjedhur Shfaqjen e Makinave në Gjenevë për të zbuluar një nga SUV-ët e saj më të suksesshëm: Mercedes-Benz GLC.

Ndryshimet që prekin makinën kanë të bëjnë me stilin (edhe pse është e pamundur të dallohet), motorët dhe teknologjinë të SUV-it kompakt.

Duke filluar nga dizajni, GLC ka përftuar grilën e modelit më të fundit GLE, fenerët e rinj LED, si dhe rangun e ri të rrotave për modelet e linjës AMG.

Brenda, shtesa kryesore në GLC e ri është sistemi i informacionit MBUX që suporton funksionalitete me anë të kontrollit të gjesteve dhe zërit, të lidhura me ekranet 12.3 inç dhe 10.25 inç.

Ndryshimet në kabinë gjithashtu përfshijnë timonin multifunksional dhe ekranin me prekje multifunksional.

Në Europë dhe tregjet e tjera, përveç Shteteve të Bashkuara, do të jenë të disponueshëm GLC 200 4Matic, GLC 200d 4Matic, GLC 220d 4Matic, dhe GLC 300d 4Matic.

Tre versionet me naftë përdorin motorin 2.0 litër turbocharged me katër cilindra që prodhon 161 kuaj fuqi në GLC 200d, 191 kuaj fuqi në GLC 220d, dhe 241 kuaj fuqi në GLC 300d.

Njësia bazë GLC 200 4Matic me benzinë prodhon 195 kuaj fuqi.

Kompania ka shitur edhe një version GLC 300 4Matic që ka motorin elektrik 10 kW që fuqizon sistemin mild hibrid 48 volt.

Në fund, Mercedes-Benz GLC 2020 përfton sistemin e ri Dynamic Select, dhe karakteristika të sigurisë si: ndihmësi për mbajtjen e distancës, ndihmësi i timonit, ndihmësi për mbajtjen e korsisë, ndihmësi për vendet e verbra, ndihmësi i ndryshimit të korsisë.GLC e re do të dalë në shitje në verë në Europë.