Mercedes Benz po krijon një aplikacion anti-krim për makinat e tyre të ardhshme

armir 0

Bota nuk është një vend i sigurtë, sidomos nëse ngisni një Mercedes-Benz.

Krimet e lidhura me automjetet nuk janë diçka e re, por prodhuesi Gjerman dëshiron që këto krime ti përkasin të shkuarës dhe tani janë duke krijuar dhe zhvilluar një aplikacion të ri që do i ndihmojë shoferët të shmangin vëndet e rrezikshme kur të kërkojnë të parkojnë makinat e tyre.

Duke përdorur databazën e policisë, softueri do të ndërtojë një databazë me vëndet apo lokacionet me shans të lartë të vandalizmit, sulmeve apo krimeve të tjera. Ky aplikacion do të jetë gati në modelet e makinave të ardhshme Mercedes dhe në hartë zonat e rrezikshme do të shfaqen me ngjyra për të reflektuar nivelin e rrezikut.

Ky shërbim do të jetë për disa vende ose shtete nëpër botë, aty ku statistikat e krimit janë publike. Do të ofrohet nëpërmjet një softueri të Mercedesit dhe gjithashtu përveç kriminalitetit do të tregojë informacione të tilla si distanca e ecjes deri në destinacionin final, tarifa parkimi dhe trafikun në kohë reale.

Gjithashtu Mercedes po punon me një tjetër platformë të re të quajtur “robust”, e cila do i lejojë përdoruesit e makinave Mercedes të aktivizojnë apo çaktivizojnë karakteristikat në makinën e tyre sipas preferencave të tyre.

This post is also available in: English