Mercedes-Benz prezanton dritat ‘Digital LED’ që shfaqin mesazhe në rrugë (Video)

ardita 0

Fenerët Mercedes-Benz ‘Digital Light HD’  bëjnë shumë më tepër sesa thjesht ndriçojnë rrugën.

Videoja promovuese përqëndrohet tek aftësia e fenerëve të përparme të makinës për të projektuar fjalë në rrugë por teknologjia e së ardhmes ka potencialin për të bërë shumë më tepër. Sistemi inteligjent mund t’i fokusoje rrezet e dritës në sektorë të caktuar të rrugës për të shmangur trafikun.

Sistemi mund të përdoret për të përmirësuar informacionin e navigimit ose të paralajmerojë drejtuesin e mjetit për rreziqet e mundshme në rrugë. Ky sistem i ri i dritave nuk është ende në listën aktuale të opsioneve por shumë shpejt do të instalohet tek makinat që do dalin në shitje.