Mercedes-Benz prezanton makinën e tij të parë plotësisht elektrike, EQC

ardita 0

Më në fund Mercedes-Benz prezantoi makinën e tij të parë plotësisht elektrike, EQC. Në premierën botërore në Stokholm, EQC përshkruhet shkurtimisht, ‘I sigurtë, i qetë, i hijshëm, por mbi të gjitha Mercedes i vërtetë”.

EQC përfaqëson divizionin EV të Daimler dhe është makina e parë Mercedes-Benz e nisur nën markën EQ. SUV-i elektrik Mercedes është pak më i madh se GLC, ka një paketë baterish 80kWh të instaluar në dysheme dhe lejon EQC të përshkojë rreth 500 kilometra me një mbushje.

Dy motorë elektrikë janë të ngarkuar në makinë dhe bashkërisht sigurojnë rreth 400 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0-100 km e arrin për pesë sekonda.

Daimler do të investojë 10 miliardë euro në instalimin e tij elektrik, Mercedes do të filloje prodhimin e makinave EQC vitin e ardhshëm.