Mercedes-Benz shpërblen punonjësit e saj me nga 5 mijë euro

ardita 0

Vitin e kaluar Mercedes-Benz ka qënë në gjendje që të shesë 2,310,185 automjete, duke përjashtuar marken Smart, kompania ka patur një rritje prej 0.9%. Nuk ishte e lehtë për të arritur këtë numër mbresëlënës duke marrë parasysh kalimin në Evropë nga NEDC në WLTP, të cilat siç e dimë të gjithë, patën mjaft ndikim në shitjet e automjeteve.

Për të shpërblyer punonjësit e saj për punën e tyre të vështirë, kompania mëmë Daimler ka vendosur që të marrin një bonus vjetor deri në 4,965 euro. Përafërsisht 130,000 punonjës në Gjermani kanë të drejtën për të marrë bonusin, i cili megjithëse është një shumë e mirë parash pa dyshim, është më e vogël se bonusi prej 5,700 eurosh që morën vitin e kaluar për rezultatet e vitit 2017.

Arsyeja pse vlera është pak më e ulët ka të bëjë me një ulje të fitimit operativ të kompanisë nga 14.3 miliardë euro të arritura për vitin 2017 krahasuar me 11.1 miliardë euro në 2018.