Mercedes-Benz sjell SL Grand Edition

liridona 0

Mercedes-Benz ka zbuluar një version të përditësuar të SL ekzistues që quajtur Grand Edition të inxhinieruar nga AMG.

Do të debutojë në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, dhe do të dalë në shitje muajin tjetër.

Makina do të mbërrijë në dy versione. SL400 do të fuqizohet nga motori turbocharged 3.0 litërsh V6 me benzinë me 362 kuaj fuqi. Ndërsa SL500 turbocharged 4.6 litërsh V8 me benzinë me 440 kuaj fuqi.

Secili model vjen me zgjedhjen midis katër ngjyrave metalike, ku përfshihen dy tone të ngjyrës së zezë, gri dhe bardh.

Gjithashtu të përfshira janë edhe rrotat e përparme 19 inç dhe ato të pasme 20 inç me një kombinim të ngjyrave zi dhe argjendtë.

Brenda, SL 400 dhe SL 500 Grand Edition do të kenë interiorin me lëkurë kafe.Karakteristika të tjera standarde përfshijnë ngrohësit e qafës në ndenjëset Airscarf të prodhuesit gjerman, ndenjëse me mbështetje aktive anësore dhe funksionin e ajrit të kondicionuar.