Mercedes-Benz teston SUV-in E-Class 4×4 për të gjitha terrenet (Video)

ardita 0

Pasi GLA SUV dhe G-Class nuk po i përmbushin kërkesat, Mercedes ka mungesë të makinave që janë për të gjitha terrenet. Deri më tani është lançuar E-Class me platformë të ngritur e cila lëviz edhe nëpër shtigje të vështira. 

Mercedes-Benz ka njoftuar se po punon mbi SUV-in E-Class All-Terrain 4×4 por nuk ka dhënë detaje që tregojne se çfarë ofron saktësisht. Kohët e fundit kompania gjermane lançoi një video që tregonte pak nga prototipi i cili ende nuk është në shitje sepse po punohet në të.

Mund ta shihni sesa të larta janë pjesët mbi rrota që e ndihmojnë të kalojë nëpër pjesët e thepisura apo në ujë të thellë pas minutës së tetë në videon e postuar më poshtë.