Mercedes-Benz vs BMW, ja cila është marka luksoze më e preferuar e vitit 2018

ardita 0

Në vitin 2017, Mercedes doli marka me shitjet më të mëdha të makinave luksoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dytin vit radhazi, duke mposhtur kështu BMW-në. 

Në vitin që sapo lamë pas 2018, Mercedes përsëri triumfoi, ai shiti 315.959 makina ndërsa BMW shiti 311.014 makina.

Edhe pse Mercedes-Benz qëndroi përsëri në vend të parë për sa i përket shitjeve të makinave luksoze në SHBA, ai në krahasim me vitin 2017 ka patur një rënie prej 6.3% të shitjeve në 2018. Ndërsa me BMW ka ndodhur e kundërta, shifrat e shitjeve në krahasim me vitin 2017 tregojnë që ka patur një rritje prej 1.7% në 2018.

Pas këtyre dy prodhuesve gjermanë të makinave në vendin e tretë vinte Lexus, i cili shiti 298.310 makina në 2018 dhe në krahasim me vitin 2017 ka patur një rënie prej 2.2%. Audi qëndronte në vendin e katërt me 223.323 makina të shitura gjatë vitit 2018.

Acura ndodhet në vendin e pestë me 158.934 makina të shitura në 2018, pas saj vinte Cadillac me 154.702 makina të shitura.

E gjithë kjo, segmenti i automjeteve luksoze në Shtetet e Bashkuara përbënte 2.027.312 shitje në 2018, ose vetëm 0.3 përqind më pak se në 2017. Në një intervistë me ‘Automotive News’, shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz USA, Dietmar Exler, tha se shitjet vendore ishin arsyeja për shitjet e larta të kompanisë. “Me formacionin më të ri dhe më të plotë në segmentin luksoz, ne do të vazhdojmë të avancojmë pozicionin tonë në treg”.

Edhe pse shumica e prodhuesve të makinave luksoze kanë raportuar shitje më të ulëta në vitin 2018 se në vitin 2017, Porsche pati një rritje prej 3.2 përqind, duke shitur 57.202 njësi.

This post is also available in: English