Mercedes-Benz zbulon disa detaje rreth furgonit elektrik eSprinter 2019

ardita 0

Kemi parë sesi automjetet elektrike si modeli Tesla 3, Nissan Leaf dhe Chevy Bolt EV etj kanë tërhequr shumë vëmendje dhe këto makina kanë pothuajse aq potencial sa të ndikojnë në segmentin e automjeteve komerciale. Prandaj kompanitë si Tesla dhe Workhorse po projektojnë mjete për transportimin e mallrave. Vitin tjetër ne do të shohim furgonin elektrik të markës gjermane Mercedes-Benz.

Më në fund Mercedes-Benz vendosi të zbulonte disa detaje rreth furgonit elektrik të saj që quhet eSprinter. Marka ofron dy bateri, njëra do të jetë 41 kwh dhe tjetra 55 kwh. Për momentin eSprinter është fokusuar për të bërë rrugë jo shumë të gjata, bateria e saj 41 kwh mund të karikohet plotësisht, në 6 orë, ndërsa bateria tjetër do 8 orë që të karikohet plotësisht. Por duke përdorur një karikues të shpejtë DC të dyja bateritë mund të karikohen me kapacitet prej 80% në vetëm 45 minuta.

Ashtu si në çdo automjet komercial, ngarkesa është e rëndësishme. Nëse ngarkohet me rreth 2,200 kilogramë, motori prej 41 kWh mund të lëvizë për 115 kilometra me një mbushje. Në anën tjetër, motori më i madh mund të lëvizë për 150 kilometra me një mbushje.

Mercedes-Benz dhe Daimler kanë plane për të elektrizuar të gjithë linjën e makinës. eSprinter do të jetë modeli i dytë i lëshuar pas furgonit për pasagjerë eVito.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”51″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English